Romani “Në sipërfaqen e hollë të akullit”, i autorit bullgar Zlatimir Kolarov, tanimë edhe në shqip
Publikuar:
(13.03.2024 21:43:07)

Është promovuar në Tiranë libri “Në sipërfaqen e hollë të akullit” i autorit bullgar Zlatimir Kolarov.
Libri i përkthyer nga Janka dhe Milena Selimi ka në qendër historinë që mund të përsëritet te shumë nga ne, duke qenë se pasojat e traumave ndikojnë në mënyrën se si i qasemi jetës.
Muret që ngremë për shkak të asaj që ndjejmë dhe përballja me vetminë janë linjat e veprës.
Historia sa bullgare është edhe universale u tha në promovim, ku mori pjesë edhe autori.
/Shqip.com