Rozë Ndërkombëtar

Romanca e Harry dhe Meghan Markle mund të bëhet serial në Netflix

Princ Harry dhe Meghan Markle

Platforma Netflix është duke e shqyrtuar mundësinë që të krijojë një serial të ri dhe shumë interesant.

Tema e kësaj prodhimtaria sipas tyre do të jetë romanca mes Princit Harry dhe Meghan Markle, shkruan Daily Star.

Çifti i famshëm kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix në mars të vitit 2020, pasi u larguan nga Familja Mbretërore.

Por, derisa produksioni është ende duke u marrë me këtë çështje, fansat menjëherë janë bërë kureshtarë për një film të tillë.

“Netflix është duke eksploruar të gjithë aventurat e Harry dhe Meghan dhe kjo mund të jetë një lloj i serive të shkurtra filmike”, është shprehur komentatori i Familjes Mbretërore.

Po ashtu ai shtoi se aludimet për mini-seritë rreth çiftit janë në procesin fillestar, ndërsa nuk ka ende shumë detaje rreth kësaj.

Kujtojmë se dyshja tashmë janë prindër të dy fëmijëve, derisa po jetojnë dhe veprojnë në Montecito të Kalifornisë./SHQIP.com