Sport Ndërkombëtar

Roma vuan por fiton përballë Veronës

Skuadra e Romës ka mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Veronës në kuadër të xhiros së 12 në Ligën Italiane të Futbollit.

Fillimisht serinë e golave e hapi skuadra e Veronës e cila kaloi në epërsi në minutën e 27 të takimit me golin e Dawidowicz.

Kur po zhvillohej minuta e 36 e takimit, skuadra e Veronës mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të shënuesit të golit.

Roma arriti që të barazonte rezultatin vetëm disa minuta para fundit të pjesës së parë. Shifrat në 1 me 1 i barazoi Zaniolo në minutën e 46.

Në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti Italian vuajti shumë mirëpo me dy golat e shënuara në fund të takimit arriti që të rrëmbente fitoren e radhës.

Fillimisht Volpote në minutën e 89 të takimit për 2:1 dhe El Shaarawy në minutën e 93.

Me këtë fitore Roma ngritët në pozitën e katërt me 25 pikë ndërsa Verona gjendet në pozitën e parafundit me pesë pikë.

/Shqip.com