Sport Ndërkombëtar

Roma shkruan historinë në Tiranë

Roma - Feyenoord

Plot 95 vite histori dhe mijëra ndeshje iu deshën Romës të shënojë suksesin e parë europian.

Dy herë dështuan në shtëpinë e tyre në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, por u desh Tirana e Shqipërisë që klubi të ngriste copën e argjendtë.

Ata fituan 1:0 në finalen e Ligës së Konferencën ndaj Feyenoordit.

Golin e vetëm për djemtë e Jose Mourinhos e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Pjesa e parë u karakterizua me më pak raste.

Kurse pas pushimit 15 minutësh, rastin më të mirë e patën holandezët që qëlluan shtyllën.

Goditje pas goditjeje po shkonin në drejtim të portës së Rui Patricios, mirëpo portugezi ishte në natën e tij sonte.

Goli i Zaniolos

Gjyqtari dha pesë minuta shtesë, që ishin të shpresës për ekipin nga Roterdami, por rezultati nuk ndryshoi më.

Nga 21 mijë tifozë në “Air Albania”, gjysma e tyre patën fastin të mbushen me gëzim, kurse pjesa tjetër shpërtheu në lotë dhe dëshpërim. /Shqip.com