Sport Ndërkombëtar

Roma shkëlqen ndaj Sampdorias

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Roma ka triumfuar 3-0 ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që rrezikuan nëpërmjet Manolo Gabbiadini (27’), por që Rui Patricio ishte në vend.

Katër minuta më vonë, Roma rrezikoi përmes Diego Llorentes, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë.

Brenda pesë minutash, Giallorosët lëshuan raste ideale shënimi nëpërmjet Geroginio Wijnaldum, Nicola Zalewskit dhe Lorenzo Pellegrinit, që nuk ia dolën të mposhtin portierin Nicola Ravaglia.

Sampdoria më pas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jeison Murillo pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 52-të, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Shkaku i epërsisë numerike, Roma ia doli të shënonte golin e epërsisë pas vetëm shtatë minutash, kur Wijnaldum çau mbrojtjen mysafire.

Ishte minuta e 79-të e takimit kur Paulo Dybala lëshoi një mundësi të artë shënimi, duke e gjuajtur topin jashtë.

Por, La Joya nuk dështoi më, pasi në minutën e 88-të, Roma fitoi një penallti dhe argjentinasi e konvertoi në gol.

Ishte minuta e 90+4-të e takimit, kur Stephan El Shaarawy u fut në listën e realizatorëve për 3-0, e që ky ishte rezultati final.

Pas javës së 28-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 50 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të do të ketë punë me Torinon.

/Shqip.com