Sport Ndërkombëtar

Roma shënon fitore të rëndësishme përballë Juventusit

Foto nga ndeshja

Skuadra e Romës ka shënuar fitore të rëndësishme përballë skuadrës së Juventusit në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 por që të dy skuadrat patën shumë raste shënimi.

Golin e vetëm për skuadrën nga kryeqyteti e shënoi Mancini në minutën e 53-të të takimit.

Përkundër që të dy skuadrat patën disa raste shënimi, rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi.

Pas fitores, Roma gjendet në pozitën e katërt me 47-të pikë ndërsa Juventus gjendet në pozitën e tetë me 35 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com