Sport Ndërkombëtar

Roma pranë goditjes së dytë në merkato

Roma vijon të jetë mjaft aktive në merkato, teka pasi ka blinduar mesfushorin Aouar, është shumë pranë firmës edhe me francezin Evan Ndicka.

Ky i fundit ka kontratë deri në fund të sezonit me Eintracht Frankfurt dhe do të largohet si lojtar i lirë, teksa disa ditë më parë, menaxheri i Ndicka ishte në Trigoria, ku mbajti një takim edhe me Jose Mourinhon.

Duket se biseda me portugezin ka qenë vendimtare dhe palët janë vetëm një hap larg firmës mbi një kontratë 4-vjeçare, nga e cila mbrojtësi Ndicka do të fitojë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Gjithsesi zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet vetëm pas përfundimit të Bundesligës gjermane, ose më saktë në fillim të muajit qershor.

/Shqip.com