Sport Ndërkombëtar

Roma mposht Sampdorian, vazhdon garën për titullin e Serie A

Skuadra e Romës ka mposhtur me rezultat 1:0 ekipin e Sampdorias në ndeshjen e parafundit të xhiros së 10-të në Serie A.

Golin e vetëm për skuadrën nga kryeqyteti e realizoi Pellegrini nga pika e bardhë në minutën e 9-të takimit.

Pas kësaj fitore Roma është ngritur në pozitën e katërt në tabelë me 22 pikë të grumbulluara ndërsa Sampdoria gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon përballë Napolit në Olimpico ndërsa Sampdoria udhëton për tu përballur me Cremonese.

/Shqip.com