Sport Ndërkombëtar

Roma mposht Real Sociedadin, shënon Marash Kumbulla

FOTO: gazzetta.it
FOTO: gazzetta.it

Skuadra italiane Roma e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës.

“Giallorossi” ka triumfuar 2:0 kundër ekipit spanjoll në stadiumin Olimpico në kryeqytetin italian.

Ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho kaloi në epërsi me golin e El Shaarawyt në minutën e 13-të.

Për golin e qetësisë dhe të fundit në këtë sfidë u përkujdes mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shënoi në minutën e 88-të.

Mysafirët kishin dominuan në posedim të topit, duke rrezikuar në disa raste portën vendase megjithatë iu mungoi efikasiteti.

Ndeshja e kthimit në Spanjë luhet një javë më vonë.

/Shqip.com