Roma kalon tutje në Ligën e Evropës
Publikuar:
(16.03.2023 23:01:00)

Real Sociedadi dhe Roma kanë barazuar me rezultatin 0-0, duke bërë që italianët të kalojnë tutje.
Romakët e Jose Mourinhos kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
Pjesa e parë nuk solli diçka sa i përket rasteve, duke bërë që asnjëra skuadër të mos ketë raste të mira.
Roma shënoi një gol në kohën shtesë të kësaj pjesëloje, me Chris Smalling, por që u anulua nga VAR.
Real Sociedad në minutën e 69-të, kishte dy raste të mira me Mikel Oyarzabal, por që në të dyja rastet në vend ishte Rui Patricio.
Deri në fund nuk kishte më raste e as gola, duke bërë që Roma të kalojë tutje.
/Shqip.com