Roma kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, fiton ndaj Genoas
Publikuar:
(12.01.2023 23:20:04)

Roma ka shënuar fitore ndaj Genoas me rezultat 1-0, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Pjesa e parë nuk është se solli shumë, me Romën që kishte dy raste me Tammy Abraham dhe Lorenzo Pellegrinin, por që nuk arritën të shënonin.
Në pjesën e dytë Jose Mourinho futi në lojë Paolo Dybalan, i cili doli të jetë zëvendësimi i duhur.
Argjentinasi fillimisht rrezikoi në minutën e 52-të, ku ishte afër golit, por portieri Josep Martinez ia mohoi.
Por në minutën e 64-të, Dybala gjuajti bukur dhe shënoi për 1-0, që doli të ishte edhe goli i fitores për Romën.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla në këtë ndeshje luajti 90-të minuta.
Roma kaloi në çerekfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes Napoli-Cremonese.
/Shqip.com