Sport Shqiptar

Roma ia vazhdon kontratën Marash Kumbullës

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla ka nënshkruar kontratë të re me Romën deri në vitin 2027.

Më saktësisht, ka rinovuar me zgjatje kohore dhe përmirësim rroge kontratën aktuale të mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi për qëllime administrative, raporton “Il Tempo”, i cili do të ndihmojë në ruajtjen e bilanceve të klubit brenda parametrave të “Fair Play Financiar”.

Siç informon media italiane, Kumbulla në pasqyrat financiare të datës 30 qershor 2022 kishte një kosto vjetore të amortizimit prej 6.2 milionë euro.

Me këtë zgjatje, shifra do të reduktohet, duke u detyruar të shpërndajë zhvlerësimin e mbetur që nga 1 korriku 2022 (18.49 milionë euro) në pesë vite, duke e përgjysmuar atë në thelb.

/Shqip.com