Roma “godet” në merkato
Publikuar:
(13.06.2023 12:59:00)

Pavarësisht interesimit edhe nga klubet e tjera, Roma është afër që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit Evan N’Dicka gjatë kësaj jave, shkruajnë mediet italiane.
Për lojtarin është ofruar kontrata 5 vjeçare ditë më parë dhe vetëm mbetet edhe nënshkrimi i tij.
Francezi ishte pjesë e Eintracht Frankfurt, ndërsa me gjermanët i përfundoi kontrata këtë muaj, duke i mundësuar Romës ta transferojë pa asnjë shpenzim, sikurse që bëri me Houssem Aouar.
/Shqip.com