Sport Ndërkombëtar

Roma fiton në fushën e Spezias

Roma ka shënuar në fushën e Spezias në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A me rezultat 2:0, shkruan Shqip.com.

Roma e dominoi nga fillimi në fund këtë ndeshje.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 45-të.

Goli i dytë dhe i sigurisë u realizua nga Tammy Abraham në minutën e 49-të.

Për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ku luajti për 90-të minuta, në këtë ndeshje nuk u aktivizua për asnjë minutë për Romën, reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Roma me këtë fitore mbetet në pozitën e katërt me 37 pikë aq sa ka edhe Interi në vendin e tretë.

/Shqip.com