Sport Ndërkombëtar

Roma – Feyenoord: Formacionet zyrtare

Finalja e sotme mes Romes dhe Feyenoordit do të luhet për herë të parë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës,

Destinacioni i tyre i fundit do të jetë “Air Albania” në Tiranë, që është njëkohësisht e para herë që një finale nga shtëpia më e madhe e futbollit europian i beson Shqipërisë për një organizim të tillë.

Jose Mourinho ka vendosur për formacionin 3 – 4 – 3.

Rui Patricio do të jetë në portë, me Mancinin, Smalling dhe Ibanez para tij në mbrojtje.

Karsdorp, Mkhitaryan, Cristante dhe Zalewski përbëjnë mesfushën, me Zaniolon, Pellegrinin para tyre.

Kurse, si rrezikun kryesor për holandezët, portugezi i ka besuar Tammy Abraham.

Homologu i Joses, Arne Slot ka vendosur për shtrirjen 4 – 3 – 3 në fushë.

Justin Biljoë do të qëndrojë mes shtyllave, teksa para tij Senesi, Traumer, Malacia dhe Geertruida formojnë linjën defanzive.

Në mesfushë startojnë Guus Til, së bashku me Kokcu dhe Aursens.

Sinistera, Dessers dhe Nelson iu është besuar misioni për të gjetur rrjetën.

Takimi fillon nga ora 21:00. /Shqip.com