Sport Ndërkombëtar

Roma e Mourinhos ka në dorë kartonin e Bale

Majtaku këmbëshpejtë është lojtar i lirë qysh nga 30 qershori.

Ai do të jetë i lirë të gjejë një ekip, i cili nuk do të paguajë çmimin, por do të duhet të gjejë ‘fjalimet’ e duhura ekonomike për ta bindur atë dhe agjentin e tij, Jonathan Barnett. 

Pas Getafes, tani ai i është ofruar Romës dhe kryeqytetasit mund ta konsiderojnë seriozisht kalimin e tij pasi parametrat do të jenë zero, raporton ‘Calciomerkato‘.

Gareth Bale me trofeun e Ligës së Kampionëve, 2022

Reprezentuesi i Uellsit ka punuar më parë me Jose Mourinhon gjatë një periudhe huazimi në Tottenham, por pritet të kthehet në brigjet britanike këtë verë ndërsa përgatitet për Kupën e Botës 2022.

E ardhmja e tij është në ajër deri pas sfidave të kombëtares së tij, por klubet e interesuara do të mbesin të tilla dhe do të ofertojnë.

Gareth Bale dhe Jose Mourinho, Tottenham Hotspur

Fituesi pritet të jetë projekti dhe çmimi i pagës – edhe pse larg nga shifra 16 milionë euroshe sa fitonte te Mardidi – dhe Roma nuk është se qëndron keq.

Përndryshe, 32 vjeçari pati vetëm pesë paraqitje në La Liga përgjatë edicionit të kaluar, dhe është mungesa e minutave që do të shihet si problem nga klubi i tij i ardhshëm, pasi lëndimet mund të paraqiten më shpesh.

Gareth Bale, Reeal Madrid

Madje, sulmuesi veçse ka një rekord fatkeq me lëndimet që prej se erdhi nga Spurs në vitin 2013. /Shqip.com