Sport Ndërkombëtar

Roma e interesuar për mbrojtësin e Real Madridit

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez është një nga objektivat e klubit të kryeqytetit Italian, Romës.

Kështu ka shkruar “El Nacional”, duke shtuar se Roma e ka seriozisht mbrojtësin e Real Madridit.

Kjo është kërkesë e trajnerit, Jose Mourinho i cili e dëshiron 31 vjeçarin.

Nacho është paraqitur në nëntë ndeshje për Realin deri më tani këtë sezon, por vetëm katër nga ato dalje kanë ardhur në pozicionin e tij të preferuar të qendërmbrojtësit.

Jose Mourinho

Këtë rol Mourinho dëshiron t’ia jap atij në Olimpico.

Mbrojtja e Romës ka çaluar në këtë edicion.

Të dielën humbën në shtëpi nga Milani me rezultat 1 me 2.

Roma ka 19 pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. /Shqip.com.