Sport Ndërkombëtar

Roma arkëton tre pikë të arta ndaj Atalantës

Atalanta - Roma

Roma është fituese e derbit ndaj Atalantës.

Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho ka arkëtuar fitore me rezultat 1-4.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Tammy Abraham, pas vetëm një minute lojë.

Për shtatëgjatin ky ishte goli i 11-të i shënuar në këtë sezonë dhe një dëshmi që po kalon në formë jetësore.

Kur pritej një përgjigje nga vendasit, ndodhi e kundërta.

Nicolo Zaniolo e dërgoi topin në rrjetë – kur po zhvillohej minuta e 27-të dhe epërsia u dyfishua.

Një minutë para se të përfundonte pjesa e parë, ishte Bryan Cristiante që shënoi, por në portën e gabuar dhe epërsia u ngushtua.

Atalanta arriti që ta barazontë rezultatin – me anë të Duvan Zapata, por goli u anulua nga sistemi VAR-për shkak të pozitës jashtë lojës.

Në anën tjetër, Chris Smalling e shënoi golin e qetësisë – kur po zhvillohej minuta e 72-të.

https://twitter.com/matchtoday12/status/1472229305170427905?s=20
Goli i shënuar nga Smalling

Deri në përfundim të këtij takimi, vendasit nuk arritën që të lënë shenja në këtë takim, kurse romakët realizuan edhe një herë, me anë të Abraham.

Pas kësaj fitore, ekipi nga kryeqyteti i Italisë – mbetet në pozitën e pestë, me 31 pikë, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.

Në anën tjetër, Atalanta është dy pozita më lartë, me gjashtë pikë më shumë. /Shqip.com