Teknologji Auto

Rolls-Royce po shqyrton fuqinë e hidrogjenit për modelet e ardhshme elektrike

Rolls-Royce po mendon të bëjë kalimin nga bateritë konvencionale në njësitë e fuqisë me qeliza karburanti hidrogjeni për makinat e saj të ardhshme elektrike.

Rolls-Royce Spectre i ri, i cili bëri debutimin në tregun evropian në Villa d’Este në Itali javën e kaluar, është vetura e parë elektrike dhe do të hyjë në prodhim në shtator me një nga bateritë më të mëdha të vendosura në çdo makinë prodhimi, në 120 kWh.

Megjithatë, një pengesë mbetet dhe drejtuesit e kompanisë kanë thënë se problem mbetet karikimi i veturës me hidrogjen në shtëpi.

Ndërsa veturat me bateri, e kanë një avantazh të madh dhe të gjithë klientët kanë garazhe të mëdha, ku edhe do të mund të bënin mbushjen e tyre.

Sipas tyre, shumë nga klientët tashmë e kanë të instaluar karikimin në shtëpi, sepse, për shumë, Spectre nuk është makina e tyre e parë elektrike.

/Shqip.com