Sport Ndërkombëtar

Rojos i hiqet shiriti i kapitenit – për një muaj

Marcos Rojo

Në derbin ndaj River Plates u ndëshkua me karton të kuq – dhe kjo do t’i kushtojë shumë.

Marcos Rojo nuk do ta bartë shiritin e kapitenit të Boca Juniors – për një muaj.

Këtë vendim e ka marrë Federata e Futbollit të Argjentinës.

Në procesverbalin e mbledhjes disiplinore të FSHFS-së thuhet “pezullohet për një ndeshje dhe është i paaftë për një muaj për të ushtruar detyrën e kapitenit të ekipit”.

32 vjeçari po kalon momente të mira me Bocan – dhe e ka arritur një “rilindje” të karrierës.

Rojo – është bërë lider në repartin defanziv të kësaj skuadre – me të cilën ka zhvilluar 55 ndeshje në elitën e futbollit argjentinas dhe ka shënuar gjashtë gola.

Ai ka kontratë valide me këtë skuadër – deri në 31 dhjetor të vitit 2022, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 3.4 milionë euro./Shqip.com