Lajme

Rohde: Takimi i Kurtit me Merkelin dhe vizita e Osmanit në Berlin janë tregues se Gjermania mbetet partner i Kosovës

Takimi mes Merkelit dhe Kurtit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Albin Kurti dhe vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Berlin, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Tëitter, Rohde tha se këto takime tregojnë se Gjermania mbetet partner i palëkundur i Kosovës.

 “Vizita e kancelares Merkel në rajon dhe takimi i saj bilateral me Albin Kurtin si dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Berlin tregon se Gjermania mbetet një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Lexo edhe:
Osmani: Sfida më e madhe – reformat në drejtësi

Ndryshe, të mërkurën, presidentja Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një diskutim me Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) në Berlin, ku tha se sfida më e madhe për të dhe qytetarët janë reformat në drejtësi.

Lexo edhe:
Osmani: “Ballkani i Hapur” është i rrezikshëm

Po ashtu, ajo foli edhe për çështjen e “Ballkanit të Hapur”, duke thënë se e vonon integrimin evropian të rajonit./Shqip.com