Lajme

Rohde nderon Mehajn me kryqin e nderit nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka nderuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj-in me kryqin e artë

Këtë Rohde e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“I kënaqur që i dhashë kryqin e nderit i cili është i artë nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë ish-Ministrit të Mbrojtje së Kosovës Armend Mehajit”, ka shkruar Rohde.

Sipas ambasadorit ish-ministri i mbrojtjes e ka merituar këtë nderë.

“Urime për këtë nder të merituar”, ka shkruar ai duke thënë se roli Mehajit ka qenë jetik “në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura, të Bundeswehr-it”.

/Shqip.com