Lajme

Rohde me kritika për Listën Serbe për rastin Trajkoviq

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar Listën Serbe për mos reagimin lidhur me rastin e Rada Tajkoviqit.

“Trajtim i papranueshëm që iu nënshtrua aktivistes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq. Konstatoj mungesën e ndonjë reagimi të Listës Serbe. Standarde të dyfishta?”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Të premten, gjatë rrugës nga Kosova për në Serbi, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës.

Lista Serbe ka kritikuar emërimin e Rashiqit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, postë që më herët mbahej nga kreu i kësaj partie, Goran Rakiq.

/Shqip.com