Lajme

Rohde: Liberalizimi i vizave është punë e kryer

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi edhe nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Rohde ka thënë se puna e vizave është punë e kryer.

“Çështja e vizave nuk lidhet me dialogun. Ne e duam liberalizimin e vizave dhe dua të ua jap një shembull, nëse një biznesmen do të shkojë në një panair në Gjermani ose ndonjë vend tjetër evropian, për neve është një pengesë për të rritur marrëdhëniet tregtare dhe jam me të vërtetë i bindur se kjo tani është vendosur nga 27 ambasadorët e BE-së edhe është punë e kryer” deklaroi Rohde në Klan Kosova.

Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi me 1 janar të viti 2024.

/Shqip.com