Lajme

Rohde: Kosova s’përparoi në luftimin e korrupsionit

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shkruar se pret më shumë nga Kosova, pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.

Rohde theksoi në “X” se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor dhe se Kosova s’ka përparuar në renditje, për dallim prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Progres në Kosovë me zgjedhje 👍🏽 por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor👎🏽. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.

/Shqip.com