Lajme

Rohde i sigurt se Asociacioni s’do jetë kundër Kushtetutës

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë sot para mediave se Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe së bashku me BE kanë bërë shumë përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, e këtu siç tha ai përfshihet themelimi i Asociacionit.

Rohde është i sigurt se me propozimin e ri nuk po bëhet asgjë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, sa më shpejt që themelohet Asociacioni, aq më mirë do të jetë, derisa shtoi se “pastaj mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”.

“E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”, u shpreh ai.

/Shqip.com