Lajme

Rohde: Gjermania partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE

Ambasadori gjerman në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahsës të shtetit që përfaqëson, për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, transmeton Shqip.com.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde thotë se “Gjermania vazhdon të jetë partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”.

Këtë Rohde e ka shkruar teksa ka shpërndarë njoftimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për dorëzimin e Raportit të Progresit te liderët e Kosovës.

Raporti që ka gjetur shumë ngecje në Kosovë ndër tjera flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar. /Shqip.com