Lajme

Rohde – Gërvallës: Merrini vendimet e duhura në kohën e duhur

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde

Gjatë një diskutimi në një panel në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i është drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Siç dihet Rohde është njëri nga diplomatët që insiston më së shumti që Kosova të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Kushtet për anëtarësim i ka përmendur përsëri duke kërkuar që Kosova t’i bëjë detyrat e shtëpisë.

“Ministre merrni vendimet e duhura në kohën e duhur” ka thënë diplomati gjerman teksa e ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Jeni para portës, i dimë kushtet që janë vendosur nga të gjithë pra Kosova duhet t’i bëjë detyrat e saj dhe kjo është ajo që mendoj me vendimet e duhura. Kemi shtyrë për këtë çështje vitin e kaluar shumë dhe secili e di se çfarë duhet bërë”, ka theksuar Rohde.

/Shqip.com