Sport Ndërkombëtar

Rodrygo mund të largohet nga Real Madridi në janar

Sulmuesi i Real Madridit

Ylli brazilian te Real Madridi, Rodrygo Goes, ka luajtur shumë pak minuta në fillimin e këtij sezoni dhe se kështu rëndësia e tij në skuadër ka rënë ndjeshëm.

Në klubin spanjoll, është e ditur se mungesa e minutave nuk i bën mirë brazilianit, i cili shikohet si e ardhmja në sulmin e Real Madridit, shkruan Shqip.com.

E gjithë kjo do të varet nga e ardhmja e Eden Hazard, pasi që “Los Blancos” po e sheh mundësinë e largimit të belgut në merkaton e janarit, dhe nëse kjo nuk arrihet, Rodrygo do të huazohet.

Ndërkaq, për 20-vjeçarin janë të interesuara disa ekipe, dhe një prej tyre është West Ham United, të cilët humbën Lingard pasi që nuk arritën një marrëveshje me Man United për të blerë atë.

Braziliani është një nga opsionet që i pëlqen shumë klubit dhe ata tashmë e kanë njoftuar Realin që janë të interesuar për lojtarin./Shqip.com