Sport Ndërkombëtar

Rodriguez rikthehet në Evropë, i bashkohet Olympiacosit

James Rodriguez është rikthyer në Evropë, por jo edhe në Top Pesë Ligat më të forta.

Ai i është bashkuar Olympiacosit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi grek, përmes një postimi në Twitter.

“Ai është këtu! Mirë se vjen James Rodríguez në Olympiacos dhe Pireus”, thuhet në njoftim.

Mesfushori kolumbian – së fundmi ishte pjesë e Al Rayyan – në Katar.

31 vjeçari ka përvojë të madhe në supe – sepse ndër të tjera, ai e ka djersitur fanellën e Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Rodriguez – në Olymiacos – do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës, Marcelon, me të cilin i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm në “Santiago Bernabeu”./Shqip.com