Lajme

Robotët “marrin në dorë” fushëbetejën në Ukrainë

Pajisjet robotike do të vendosen në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, dhe në qytetin port jugor të Khersonit për të ndihmuar në çminimin e zonave.

Lajmi është bërë i ditur nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i qeverisë ukrainase.

Në një video të shpërndarë nga Gerashchenko, thuhet se pajisjet do të bëjnë të mundur çminimin e objekteve nga distanca dhe do të lejojnë specialistët të mos vënë në rrezik jetën.

/Shqip.com