Rozë

Robin Krasniqi kurorëzohet me modelen Marigona Krasniqi te hoxha Fadil Musliu

Robin Krasniqi dhe hoxha, Fadil Musliu

Boksieri Robin Krasniqi pak ditë më parë bëri publike lidhjen e dashurisë me modelen Marigona Krasniqi.

Çifti e konfirmuan fejeswn përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale.

Mirëpo tashmë çifti  është kurorëzuar sipas parimeve islame në xhaminë e Mati1 në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga Hoxhë Fadil Musliu, i cili i ka uruar çiftit mbarësi në jetën bashkëshortore.

Robin Krasniqi dhe hoxha, Fadil Musliu

“Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashtë mbarësi në jetën bashkëshortore”, ka thënë hoxha.

Ndryshe, Robini ka kohë që është ndarë nga modelja, Heidi Lushtaku, kjo e fundit ka deklaruar se dyshja kanë mbetur shokë./SHQIP.com