Rozë

Robin Krasniqi: Kam qejf të kem shumë fëmijë, por nuk e di sa e përballon Marigona

Robin dhe Marigona Krasniqi janë duke e shijuar fillimin e martesës së tyre.

Ata nuk po i kursejnë as intervistat në emisionet e ndryshme, duke treguar se si po ndihen tani si një çift i martuar dhe në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.

Së fundmi, dyshja ishin të ftuar në “Kurthin e Piter Pan” ku u ngacmuan me pyetje të ndryshme gjatë spektaklit.

Të pyetur nëse mendojnë të kenë shumë fëmijë boksieri me prejardhje nga Juniku pranoi se e dëshiron një gjë të tillë, nëse bashkëshortja e tij do të mundet ta përballojë.

“Kam qejf të kem shumë fëmijë, por nuk e di sa e përballon Marigona, kështu që ia lëmë kohës edhe momentit”, tha Robini.

Ndërkohë edhe Marigona ka treguar mes shumë të qeshurave se qysh nga njohja e tyre, boksieri ka shprehur dëshirën për shumë fëmijë.

“Qysh prej fillimit Robini ka insistuar dhe ka thënë: Katër janë minimumi, por pastaj se ku është maksimumi nuk e dijmë”, tha Marigona.

Kujtojmë se gjatë ceremonisë së dasmës dyshja zbuluan gjininë e foshnjës, ku fëmija i parë i tyre do të jetë djalë./Shqip.com