Sport Shqiptar

Robin Haxhi Krasniqi ndjeki nga afër Kupën “Adem Jashari” në shenjëtari

Në shënim të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës organizoi garën tradicionale Kupa “Adem Jashari”.

Me rastin e shpalljes së më të mirëve, këtë ngjarje sportive e madheshtuan me prezencen e tyre kampionët e boksit, Robin Haxhi Krasniqi e Shefat Isufi, sponsori dhe organizatori i ngjarjes në “Audi Dome Munchen”, Burim Hazrolli dhe gazetari Berat Miftari.

Sa i përket rezultateteve, Drilon Ibrahimi, Nexhat e Urata Rama zunë vendet e para për seniorë. Katana u shpall klubi më i suksesshëm.

Rezultatet e arritura

Ne kategorinë serike

Pionerët

Pushkë serike

Vendi i parë, Leon Sopjani nga K.SH. “Katana” me 82 rrathë,

Vendi i dytë, Nobel Dërguti nga K.SH. “Besim Mala” – MURRIZI” me 79 rrathë.

Vendi i tretë, Jon Neziri nga K.SH. “Besim Mala – Murrizi” me 41 rrathë.

Seniorët

Pushkë serike

Femrat

Vendi i parë, Mirsade Kuliqi – K.SH. “Besim Mala -Murrizi”, me 124 rrathë,

Vendi i dytë, Amra Xhaferi – K.SH. “Katana” me 85 rrathë,

Meshkujt

Vendi i parë, Mërgim Mazreku – K.SH. “16 Qershori”, me 154 rrathë,

Vendi i dytë, Yllnor Mala – K.SH. “Besim Mala-Murrizi” me 146 rrathë,

Vendi i tretë, Hekuran Sejfullahu nga K.SH. “Zenel Hajdini” me 125 rrathë,

Kategoritë standarde

Pionerët

Pushkë standarde (m)

Vendi i parë: Dris Sejdiu – K.SH “Katana” me 568.8 rrathë,

Pistoletë (m)

Vendi i parë, Norik Jashari – K.SH. Katana me 471 rrathë

Juniorët

Pushke standarde

Vendi i parë: Ndriçim Raci – K.SH. “Katana” me 584.5 rrathë,

Vendi i dytë: Edonit Telaku – K.SH. “16 Qershori” me 572.5 rrathë,

Vendi i tretë: Lorik Mirdita – K.SH “Dardania” me 549.3 rrathë,

Senioret

Pushkë standarde

Vendi i parë: Urata Rama Gagica nga K.SH. “Anamorava” me 591.4 rrathë,

Vendi i dytë: Diellza Lluga nga K.SH. “Dardania” me 545.2 rrathë,

Vendi i tretë: Lenda Blakqori nga K.SH Zenel Hajdini me 540.5 rrathë.

Seniorë

Pushkë standarde

Vendi i parë, Drilon Ibrahimi nga K.SH. “Polici” me 614.1 rrathë,

Vendi i dytë, Petrit Abdyli nga K.SH. “Zenel Hajdini”, me 605.6 rrathë,

Vendi i tretë, Arbnor Berisha nga K.SH. “16. Qershori” , me 561.7 rrathë.

Pistolete standarde

Vendi i parë, Nexhat Sahiti i K.SH. “Katana”, me 570 rrathë,

Vendi i dytë, Haki Raci nga K.SH. “Katana” me 526 rrathë,

Vendi i tretë, Safet Vehapi nga K.SH. “Polici” me 506 rrathë,

Klubi më i suksesshëm u shpall K.SH. “Katana”nga Obiliqi.

/Shqip.com