Sport Ndërkombëtar

Robin Gosens – lojtari më i ri i Interit

Gosens - transferohet te Interi

Gjenden në vendin e parë të Series A.

Por, nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Interi ka bërë goditjen e parë të merkatos së janarit – duke siguruar shërbimet e Robin Gosens.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Mbrojtësi gjerman Robin Gosens i bashkohet Interit nga Atalanta, marrëveshja u përfundua. Interi tani ka arritur marrëveshje të plotë me Atalantën për tarifën prej 22 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse për të nënshkruar me Gosens.

Marrëveshja e përfunduar me huazim me detyrim blerje. Gosens tani do të nënshkruajë kontratën e tij për pesë vjet.Newcastle gjithashtu donte Gosens në janar, por prioriteti i tij ishte të qëndronte në Itali dhe t’i bashkohej Interit.

Interi po punon gjithashtu për të nënshkruar me Felipe Caicedo si sulmues rezervë nga Genoa, ndërsa Stefano Sensi i bashkohet Sampdorias në formë huazimi”, ka shkruar Romano.

Ardhja e Gosens do të shtojë edhe më shumë konkurencën te zikaltërit – pasi mund të luaj në krahun e majtë të mbrotjes dhe në mesfushë.

Afrimi i tij – është edhe një sinjal tjetër që Kolarov dhe Sensi me shumë gjasë do të ndërrojnë ambient.

Gosens është 27 vjeçar teksa ka zhvilluar 13-të paraqitje me fanelën e kombëtares gjermane.

Aktualisht ai është i lënduar, teksa nuk dihet saktësisht se kur do të rikthehet në fushën e gjelbër. /Shqip.com