Sport Ndërkombëtar

Robertson mbetet jashtë ndeshjes me Ajaxin

Andy Robertson

Një lajm aspak i mirë ka arritur në kampin e Liverpoolit.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Andy Robertson do të mungojë – në ndeshjen ndaj Ajaxit – që zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00 – në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur – trajneri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp.

“Robbo tani nuk është 100 për qind. [Ai ndjeu diçka] Shumë vonë, në minutën e 93-të (ndaj Napoliy) ose çfarëdo qoftë – në fakt ai e ndjeu atë vetëm të nesërmen. Por, po, ai është jashtë të paktën, do të thosha, pas pushimit ndërkombëtar”, tha Klopp.

Madje, Andy nuk do te jetë i gatshëm as kundër Chelseat – në Premierligë.

Jashtë fushë së gjelbër ka mbetur Curtis Jones, teksa Fabio Carvalho është i gatshëm – njoftoi Klopp.

“The Reds” do e kërkojnë fitoren me çdo kusht në këtë takim – sepse në të kundërtën e rrezikojnë kualifikimin tutje.

Në ndeshejn e parë – Liverpooli u deklasua nga Napoli me rezultat 4-1, teksa Ajaxi triumfoi 4-0 ndaj Rangers./Shqip.com