Sport Ndërkombëtar

Roberto Firmino karrierën do ta vazhdoj te Al Ahli

Roberto Firmino ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite, pas largimit nga Liverpooli.

Sulmuesi brazilian qëndroi tetë vite në Anfield, por në fund të sezonit u largua si futbollist i lirë nga The Reds.

Përkundër shumë ofertave nga klubet evropiane, Firmino ka vendosur ta ndjek trendin e lojtarëve të mëdhenj për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Fabrizio Romano ka njoftuar se lojtari është pajtuar të transferohet në Arabinë Saudite tek skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit arab, Al Ahli.

“Al Ahli po kalon në fazën përfundimtare të marrëveshjes së Roberto Firmino. Kontrata trevjeçare në tavolinë, pala e lojtarit ende po i diskuton disa detaje përpara se të japë dritën gjelbër për nënshkrim”.

“Al Ahli shpreson të prezantojë Firminon dhe Mendyn si nënshkrimet e reja së shpejti”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi brazilian kishte oferta të shumta, kryesisht nga Serie A, por paga e ofruar nga skuadra arabe në fund ka bërë diferencën.

/Shqip.com