Rozë

Roberti tregon se çfarë do bënte nëse Nora do e ftonte në dasmë

Robert Berisha dhe Nora Istrefi,

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel është diskutuar nga moderatorët një temë mjaft interesantë për publikun.

“A mund të qëndrosh shok me ish të dashurin apo jo?”, ka qenë tema e cila ka nxitë debate në studio.

Të gjitha vajzat kanë qenë kundër, përveç Teas e cila është shprehur se mban marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.

E një gjë të tillë e ka pohuar edhe këngëtari, Robert Berisha, i cili ka treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë ai dhe Nora Istrefi.

Nora dhe Roberti

Ai deklaroi se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

Madje, ai tha se nëse Nora do e ftonte në dasmë ai jo vetëm që do shkonte por edhe do të këndonte.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, tha ai .

Roberti dhe këngëtarja, Nora Istrefi janë shembull në showbizin shqiptar, të cilët përveç se janë prindër të një vajze ata janë edhe miq të mirë.

Ata kanë një vajzë të quajtur, Reene nga lidhja e tyre disa vjeçare./SHQIP.com