Rozë

Roberti i jep fund dilemës për raportin me Norën: Ne s’jemi ndarë asnjëherë!

Nora dhe Roberti,

Ka disa ditë që është duke u shkruar në mediat rozë për një ribashkim në mes të këngëtares, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Ata u fotografuan së bashku në aeroportin e Prishtinës, pasi që ata kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Turqi së bashku.

Bashkë më dyshen në fjalë ka qenë edhe vajza e tyre, Reene.

Për raportin e tij me Norën, Robert Berisha foli në një intervistë në ATV, ku këngëtari tha se asnjëherë ata nuk janë ndarë.

“A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim të tyre”, ishte pyetja që iu drejtua Robertit

Lexo edhe:
Nora rrit dyshimet për ribashkim, bënë një veprim tjetër për Robertin

“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, tha ai.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

Kujtojmë se Nora dhe Roberti kanë qenë plot 13 vite bashkë, derisa në vitin 2019, ish çifti dhanë lajmin e ndarjes./SHQIP.com