Rozë

Roberti dhe Laureta shkojnë në koncertin e Ibrahim Tatlisesit

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci po shijojnë romancën e dashurisë të cilën e konfirmuan javë më parë.

Pas pushimeve në Meksikë e Ulqin, dyshja kanë filluar pushimet në Turqi, ku mbrëmë ata janë argëtuar në koncertin ku ka performuar këngëtari turk Ibrahim Tatlises.

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci

Dyshja publikuan instastorie teksa treguan vendin se ku ndodhen, ku në skenë shihej këngëtari turk duke kënduar në karrocë.

Gjatë ditës së djeshme Tatlises ka pësuar një aksident të rëndë trafiku, por kjo nuk e ndali atë të mbajë koncertin e mbrëmshëm./Shqip.com