Sport Shqiptar

Robert Gjeraj: Për Lirinë ia vlen edhe të vdesësh

Futbollisti me përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës, Robert Gjeraj ka folur me shumë emocion pas suksesit të arritur me Lirinë e Prizrenit.

Kapiteni Gjeraj ka thënë se për Lirinë është i gatshëm ta jap edhe jetën.

“Është një moment i mirë për klubin. Kemi synuar që tre vjet këtë sukses. Është një rikthimin aty ku e ka vendin. Kemi pasur përkrahje të madhe dhe është meritë e tyre që ne jemi këtu. Neve na takon ta japim maksimumin dhe nëse është nevoja edhe të vdesim në fushë. Jam mësuar me këso lëndime. Për Lirinë ia vlen edhe të vdesësh”, ka thënë Gjeraj për “Art Motion”.

Liria siguroi pas penalltive kthimin pas katër vjetësh në Superligën e Kosovës. Në penallti mposhti Ferizajn.

/Shqip.com