Rozë

Robert Berisha tregon si dhe ku u njoh me Lauretën

Sot Berisha ka pësuar një aksident në Prishtinë, ku fatmirësisht është mirë teksa vetura e tij ka pësuar dëme materiale.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, këngëtari i njohur u shpreh se ka pasur dëme të mëdha në makinë, por ka vendosur që ta falë shoferin e kamionit.

Ndër të tjera moderatorët e emisionit e pyetën edhe për reagimin e Lauretës, të dashurës së re të Robertit.

“Kur e lashë te mjeshtri makinën për ta rregulluar, i thashë eja më merr. Erdhi e më mori. Kam pas aksidente edhe më të mëdha dhe nuk më ka gjetur gjë, se jam njeri i mirë dhe nuk i kam bërë njeriu keq. Për momentin nuk është pranë meje, për pak do takohemi më pas”, tha Roberti.

Roberti ka treguar sot për herë të parë edhe si dhe ku u njoh me të dashurën.

“Prishtina është shumë e vogël, 4 herë më e vogël se Tirana, e të gjithë njihen. Është një vajzë e Prishtinës, e bukur, jo personazh publik. Ndoshta pas katër vitesh e meritoja një vajzë të bukur. Edhe pse Shqipëria ka shumë vajza të bukur. E kam goditur si kamioneta mua”.

Lidhja e tij erdhi pas katër viteve si beqar./Shqip.com