Rozë

Robert Berisha nis pushimet në Meksikë me të dashurën

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci

Këngëtari i njohur, Robert Berisha është mjaft aktiv në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se së bashku me partneren e tij, modelen Laureta Maqedonci ka nisur pushimet në Tulum të Meksikës.

Roberti ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet duke shijuar pushimet së bashku me Lauretën.

Çifti tash e disa muaj kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe janë parë shpesh krahë njëri-tjetrit.