Rozë

Robert Berisha i vendos “kusht” Luana Vjollcës për t’i shkuar në emision

Luana Vjollca është duke u përfolur mjaftë shumë këto ditë, për shkak të fillimit të emisionit të saj “Zemër Luana” në televizionin Klan.

Ajo qysh në emisionin e parë ka arritur miliona klikime.

Së fundi, Robert Berisha është pyetur se përse nuk shkon në emisionin e saj – ku tha një kush për të shkuar atje.

Luana Vjollca

“Keni pyetur pse nuk po shkoj te emisioni i ri i Luana Vjollcës. Ajo është një moderatore shumë e mirë, një artiste shumë e mirë edhe emisionet i ka shumë të mira. Nuk mundem të shkoj kur unë tri herë kam qenë te ajo, ajo nuk del nëpër emisione. Nuk shkoj edhe kam bërë pauzë edhe nuk shkoj se të mirat duhet të kthehen. Tri herë kam qenë e katërta nuk u mbajt”, tha Roberti.

Ajo tha se duhet të jetë ajo prezent në një emision në Kosovë.

“Pa ardhur Luana në Kosovë kudo jo te unë, le të shkojë nëpër emisione tjera, veç në Kosovë duhet me ardhë, atëherë shkoj edhe unë”, përfundoi ai.

/Shqip.com