Rozë

Robert Aliaj: Një femër që ka bërë seks me 150 meshkuj nuk vlen

Alketa Vejsiu dhe Robert Alijaj

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, më 24 qershor, shpalli vendimin, i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit.

Në lidhje më këtë ka pasur kundërshtime, por edhe nga ata që e kanë përkrahur këtë vendim.

E së fundi për këtë temë ka folur edhe opinionisti Robert Aliaj, i cili ka deklaruar se zgjidhja qëndron në edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve përpara se të shkohet tek fenomeni.

“Përgjegjësia absolutisht është individuale. Edukimi është çelësi i një vendimi të duhur individual. Pa ndërgjegjen e individit asgjë nuk zgjidhet. Ky do të jetë një fenomen që do të vijojnë. Në lidhje me liritë personale, ka një keqkuptim në lidhje me këtë. Ai i shparshmi mu duk një debat pa kuptim e pa lëndë. Nuk është liri personale kur mendon ashtu.

Jam pro abortit sepse besoj tek ndërgjegjja e njerëzve se nuk e bëjnë për sport. Ka një arsye aq të fortë që shkon tek ekzekutimi i një jete. Sepse është kaq komplekse gjëja sa edhe kur ke të drejtë të abortosh, është shumë problem sepse është respekti i marrjes së një jete. Jemi të barabartë. Nëna, babai, fetusi janë të pafajshëm dhe me të drejta barabarta për jetën, shkruan JOQ Albania.

Ai tha se një femër e cila ka patur lidhje me shumë meshkuj në jetë e saj nuk vlen.

Askush nuk ka më shumë. Për mua zgjidhja nuk është të bëhet apo jo aborti, por të ndërgjegjësohen njerëzit para se të shkojnë tek fenomeni. Sepse shoqëria ka pafund probleme me seksualitetin dhe rrezikun kur ai është i shfrenuar. Problemi nuk është të shkosh me kë të duash, por problemet që lindin pas kësaj. Është krijuar një model femëror që është krejtësisht e papërgjegjshme dhe thotë e di un ç’bëj me trupin tim. Por kjo në shoqëri dëmton shumë se një femër që ka kaluar 150 veta dhe nuk ka përfunduar akoma me një, nuk do të përfundojë me asnjë dhe nuk është e besueshme për meshkujt e tjetër dhe nuk vlen”, u shpreh ai./SHQIP.com