Rozë

Robert Aliaj i quan prostituta, vajzat e emisionit “Love Story” largohen nga studio

Alketa Vejsiu dhe Robert Alijaj

Robert Alijaj ka vazhduar që të mbrojë djalin e tij në emisionin “Love Story”.

E gjithë kjo pasi Kristi javën e kaluar ka bërë një batutë në lidhje me vajzat, e cila ka ngjallur reagime të shumta.

Ishte Sellma ajo që deklaroi se fjalët e Kristit ishin të rënda, por opinionistët e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të përgjigjej ashtu.

I ashpër ka qenë Roberti, i cili teksa mbrojti djalin e tij ofendoi vajzat, të cilat në bllok u ngritën dhe u larguan nga studio.

“Ky është fenomeni më negativ i të gjithë shqiptarëve. Mua mos m’u drejto me pros***utë, drejtohu familjes tënde. Ti do të mbash përgjegjësi për fjalën pros***utë.Robert Aliaj: Unë do të kap një model të një prindi ose të një djali që jetoi denjësisht”, ka thënë ajo.

Pas gjithë ofendimeve Roberti ka vazhduar më akuza duke bërë kështu që konkurrentët të largohen nga emisioni.

Pas kësaj ka reaguar edhe moderatorja, Alketa Vejsiu e cila e ka quajtur ofendimet e tij si skandal.

“Unë nuk devijoj biseda, nuk të atakoj ty në person. Të lutem, atako fenomenin, por mos shënjestro vajzat. Ato vajzat që largohen, kanë folur vetë. Ti duhet të bësh diçka që ata të kthehen në program”, ka thënë Alketa.

Edhe pse Alketa Vejsiu kërkoi nga Roberti një falje për vajzat, ky i fundit nuk u tërhoq nga deklaratat e tij.

“Asgjë, asgjë. Unë kam dënuar modelin që pashë aty dhe sjelljen që pashë këtu. Dhe në Talk thashë se kjo është pothuajse pornografi. Unë nuk respektoj një vajzë të paedukuar”, ka thënë ai./ SHQIP.com