Lajme

Rizvanolli takon ambasadoren e Izraelit, prezantohen prioritet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjisë

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë Tammy Ziv me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rivanolli ka treguar se në këtë takim janë prezantuar prioritetet e Ministrisë së ekonomisë në fushën e burimeve të ripërtritshme të Energjisë.

“Izraeli është një ndër shtetet nga i cili Kosova ka shumëçka të mësojë në fushën e energjisë e TIK-ut. Ambasadores i prezantova prioritetet e Ministria e Ekonomisë në fushën e Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë dhe punën tonë në zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe trajnimeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në këtë sektor”, shkroi Rizvanolli.

Tutje, Rizvanolli tha se është mirënjohëse për mbështetjen e miqve të Kosovës të cilët gjithmonë sipas saj kanë qenë pranë për t’i ndihmuar në rrugët zhvillimore./Shqip.com