Lajme

Rizvanolli: S’ka hapësirë për vetëkënaqësi derisa të arrijmë barazi të plotë

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reagaur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka treguar se në këtë ditë si Ministri e Ekonomisë  marshojnë krahas burrave dhe grave me të cilët ndajnë qëndrime të njëjta.

“Nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi derisa të arrijmë barazi të plotë, dhe dhuna ndaj grave e mizogjinia të çrrënjosen një herë e mirë. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministria e Ekonomisë marshojmë krahas grave e burrave me të cilët ndajmë këtë qëndrim!”, shkroi Rizvanolli.

Kujtojmë se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që së bashku mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona… Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre”, shkroi Osmani.

Tutje Osmani iu është drejtuar vajzave dhe grave duke iu thënë që të mos ndalojnë së ëndërruari dhe se besuari.

/Shqip.com