Lajme

Rizvanolli për krizën energjetike: S’ka vend për panik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se furnizimi i qytetarëve me energji elektrike nuk varet shumë nga eksporti andaj edhe nuk ka vend për panik lidhur me shtrejtimin e rrymës për qytetarët, transmeton Shqip.com.

Kështu u shpreh ajo në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol, “Fol Hapur”, ku shtoi se kriza energjetike pritet që të vazhdojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Madje ajo ka ftuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të evitojnë ngrohjen me rrymë gjatë dimrit, kur edhe rritet konsumi.

“Ne nuk mbështetemi krejt në eksport, nuk ka vend për panik, jemi në konsultim më të gjithë dhe po shohim çka po bëjnë edhe shtet të tjera. Ne nuk mund të prekemi aq shumë, dimrit importi rritet, kriza pritet të vazhdojë deri në qershor të vitit të vjetër”, ka thënë ajo, raporton EO.

“Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë vitit tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri”. /Shqip.com