Lajme

Rizvanolli: Ndriçimi dekorativ i festave të fundvitit do jetë me kufizime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Në konferencën e thirrur për media, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur edhe për ndriçimin dekorativ.

Sipas saj nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçimin e shesheve.

“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, u shpreh Rizvanolli.

Tutje, Rizvanolli ka theksuar se po planifikohet që të ndërmirren masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së ndriçimeve dekorative.

“Sa i përketë ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen.

Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, u shpreh Rizvanolli.

/Shqip.com